Dafina Demaku, kryeredaktore e portalit “Periskopi”, ka deklaruar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka historik të përplasjeve me sindikatat, e sipas saj, narracioni ndaj sindikatave varet nga situatat.
Ajo ka thënë të mërkurën në Konfront të KTV-së se që nga grevat e mësimdhënësve, Qeveria Kurti i ka quajtur mësimdhënësit si mashë të opozitës, e akuzat sipas saj, po vazhdojnë edhe me Policinë e Kosovës.
“Kjo Qeveri e ka një historik të përplasjes me sindikatat e narracionin ndaj sindikatave e ka varësisht ndaj situatës. Për mësuesit ka pasur sulm në disa fronte, njëri ka qenë nga greva njëmujore, një prej akuzave ka qenë ‘se ju jeni mashë e opozitës’. Situata këtu është më ndryshe”, ka deklaruar Demaku.
Sipas saj, në protestën e Njësitit Special Intervenues s’pati reagime të deputetëve të pushtetit.
“Këta policë paguhen 600 euro, këta kërkojnë shtesën e rrezikshmërisë. Këtë kërkesë thanë se e kanë tash e 10 vjet. Shtesa e rrezikshmërisë u është hequr këtyre”.