Arbëri

Paolucci: Rritja ekonomike gjatë 2023-s do të jetë 3.2%

 

Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se një sërë kushtesh të jashtme sfiduese po ushtrojnë presion mbi të gjitha ekonomitë e Evropës, e që nuk përjashtohet as Kosova.

Ai ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2023 është 3.2 për qind.