Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është liruar nga burgu.
Euronews shkruan se Gjykata e Apelit në Shqipëri ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar ekstradimin e Goxhajt.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest, nën dyshimet se nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Zyra e Prokurtorit të Specializuar.
Gjithashtu ai dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me gjyqtar Genti Shala, vendosi: Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Rrëzimin e kërkesës për ekstradimin e shtetasit D.G. nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Heqjen e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’, për shtetasin D.G., caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Urdhërohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftim.