Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, është deklaruar pas mbledhjes së eurodeputetëve në Parlamentin Evropian të martën ku kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Gërvalla-Schwarz ka thënë se ishte dëshmitare e një debati të fuqishëm, ku kërkesat ishin të qarta – pasoja për agresionin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“E inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në Parlamentin Evropian për agresionin e Vuçiqit, me dënim të fortë dhe kërkesa të qarta: Duhet të ketë pasoja”, ka shkruar ajo.
Kryediplomatja më tej u ka bërë thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të ndalojë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit.
I'm encouraged by excellent meetings with EP members today in Strasbourg.
Just witnessed a powerful EP debate about Vucic's aggression, with overwhelming condemnation and clear demands: There must be consequences.