Arbëri

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, ka thënë të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Që kur kemi thënë publikisht se kemi parë forcat serbe në kufi, e kemi parë edhe që kanë nisur të largohen trupat. Është gjë e mirë. Ndihmon në deeskalim të tensioneve. Jo eliminim, por deeskalim”, tha Kirby.