Arbëri

Haxhiu: Po presim fletarrestin ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit, duhet të gjykohet në Kosovë

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletarrest ndërkombëtar ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiq. Porsa të merret një vendim i tillë, ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do të veprojë pa vonesa.

Haxhiu ka thënë se Kosova është e vendosur ta kërkojë nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit, megjithëse ka potencuar se një gjë e tillë është mjaftë sfiduese pasi sipas saj, “vetë Serbia e ka dirigjuar sulmin terrorist”.