Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se aktualisht në Kosovë mbretëron “bindshëm kriza më të rrezikshme” që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe se gjërat mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit dhe të shkatërrohet gjithë ajo që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian (BE) në dhjetë vitet e fundit. Sikurse transmeton KDP, njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan, i ka bërë këto komente për portalin serb “Demostat”. Duke folur për hapat që duhet të ndërmarrë bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar tensionet e reja, ai ka nënvizuar: “Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja, duhet t’i detyrojnë të dyja palët t’i kthehen dialogut”.
I pyetur se kush është fajtori për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, Petritsch shprehet: “Gjithmonë ka dy palë në çfarëdo tensionesh. Unë e shikoj këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se BE-ja duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë”.
Këtë vit, thotë ai pamë një përparim në Bruksel dhe Ohër. Tani është koha e fundit për të zbatuar atë që është rënë dakord në ato takime.
“Bindshëm, kjo është kriza më e rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë (së Kosovës) më 2008. Gjërat lehtë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian gjatë dhjetë viteve të fundit. Ajo që na duhet tani është një përpjekje e re e Brukselit për të rikthyer të dyja palët në tryezën negociatore,” – thotë për portalin “Demostat” Wolfgang Petritsch, diplomat austriak me përvojë, ish-i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish- Përfaqësues i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinën. Petritsch, po ashtu, ka marrë pjesë në emër të Bashkimit Evropian si ndërmjetës në negociatat në Rambuje, të zhvilluara ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në mars 1999. Atëherë, në njërën anë ishin serbët, në tjetrën shqiptarët e Kosovës, kurse ndërmjetësonin SHBA-ja, Rusia dhe Bashkimi Evropian – Christopher Hill, Boris Mayorski dhe Wolfgang Petritsch.
Duke folur për ngjarjet tragjike që ndodhën së fundmi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës (kur një polic shqiptar u vra në një sulm të grupit të serbëve ndaj policisë së Kosovës, dhe më pas tre serbë u vranë në konfliktin e policisë dhe grupit të armatosur), diplomati me përvojë tërheq vërejtjen: “Konfrontimi vetëm se do ta kthente prapa këtë rajon”.
“Normalizimi është me një rëndësi thelbësore, sepse me këtë do të krijoheshin parakushte për përparim ekonomik. Kjo është ajo që njerëzit duan, jam i sigurt. Ka shumë qytetarë të rinj dhe të talentuar që lënë shtëpitë e tyre për të emigruar në vende më të qeta, si Austria, Gjermania dhe Zvicra. Por Evropa dëshiron të shohë prosperitet e jo konflikt nëpër shtetet e ish-Jugosllavisë. Epoka e luftërave ka marrë fund. Tani është e nevojshme që sërish të rindërtojmë ekonominë dhe të garantojmë një jetë më të mirë për qytetarët,” – konstaton Petritsch.
Wolfgang Petritsch i përgjigjet pozitivisht pyetjes nëse ka frikë se rritja e tensioneve në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur. “Ekziston një rrezik i tillë, por Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm të parandalojnë çfarëdo
I pyetur se kush është fajtor për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, Petritsch shprehet: “Gjithmonë ka dy palë në çfarëdo tensioni. Unë e shikoj këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se BE-ja duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë”.
Duke folur për hapat që duhet të ndërmarrë bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar tensionet e reja, ky diplomat austriak nënvizon: “Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja, duhet t’i detyrojnë të dyja palët t’i kthehen dialogut”.
“Këtë vit kemi parë një përparim të caktuar në Bruksel dhe Ohër. Tani është koha e fundit për të zbatuar atë që është rënë dakord në ato takime. Propozimi gjermano-francez mbetet edhe më tej udhërrëfyesi më i mirë për qetësimin e tensioneve. Shpresoj se Parisi dhe Berlini do t’i kthehen rolit të tyre për të mbështetur aktivisht BE-në në përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka asnjë plan tjetër që do të ishte i suksesshëm,”- pohon Petritsch.
I pyetur nëse “aktorët ndërkombëtarë”, si Rusia dhe Turqia, mund të shfrytëzojnë tensionet aktuale në Kosovë për interesa të veta, Wolfgang Petritsch vlerëson: “Gjithmonë ekziston rreziku që aktorë të jashtëm të përdorin teknikat e tyre të prishjes për të arritur pikë politike. Kjo duhet të ndalet, sepse shkon në dëm edhe të Serbisë, edhe Kosovës. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kjo kaherë duhet të kishte ndodhur. Ajo që na duhet është të rifokusohemi në politikën evropiane të procesit të zgjerimit në gjithë këtë rajon. Vetëm në Bashkimin Evropian do të ketë më shumë përfitime ekonomike dhe shoqërore për qytetarët,” – vlerëson diplomati i njohur.
Duke komentuar kërkesën që KFOR-i të marrë përsipër kujdesin për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës, Petritsch thotë: “Si në rastin e Bosnjës, ku kohë më parë u përforcuan trupat e EUFOR-it, besoj se rritja e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë është opsion i domosdoshëm. Për këtë duhet të merren vesh të gjitha palët e përfshira dhe këtë duhet ta mbështetin Kombet e Bashkuara”, ka thënë diplomati austriak për portalin serb “Demostat”. /KDP