Arbëri

Veriu i Kosovës, temë diskutimi mes Lajçakut e raportuesit serb në Parlamentin Evropian

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka pasur një diskutim të mirë me raportuesin e Serbisë në Parlamentin Evropian, Vlado Bilcik, mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar në Twitter të enjten mbrëma se pos për veriun, me Bilcikun kanë biseduar edhe për dialogun dhe zhvillimet rajonale

“Biseduam për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më të gjera rajonale”, ka shkruar i dërguari i BE-së.

Pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës në fshatin Busnjakë të Zveçanit nga grupe serbe, Lajçaku ka deklaruar se do ta gjejë një mënyrë për t’i kthyer palët në dialog.

Ai e ka quajtur vrasjen e rreshterit akt terrorist.