Arbëri

Biserko: Policia e Kosovës e menaxhoi profesionalisht aksionin e së dielës

Sonja Biserko
 

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka vlerësuar se shteti i Kosovës e ka menaxhuar profesionalisht aksionin në veri dhe se është dëshmuar roli destabilizues i Serbisë në rajon.

Ajo, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, ka përmendur edhe përgjegjësinë e shtetit serb në mësymjen terroriste në veri të Kosovës, për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi si dhe, sipas saj, për dështimin e strategjisë së Perëndimit me qasjen përkëdhelëse ndaj Serbisë.