Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të mërkurën komandantin e ardhshëm të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajorin Ulutash.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Lajçaku ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun.
“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Gjeneralmajor Ulutash në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.
Turqia pritet të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë gjatë kësaj vjeshte.
Pleasure to welcome the incoming Commander of @NATO_KFOR Major General Ulutaş in my office today. We exchanged views on the current situation in Kosovo and the Dialogue. Looking forward to continuing the long-standing excellent cooperation with KFOR. pic.twitter.com/P66nFYLXAr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2023