Bajrami: Qeveria urgjentisht t’i çojë përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për policinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë që Qeveria nuk duhet të mjaftohet me ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku. Ajo ka bërë thirrje që urgjentisht të ndahen mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë.
“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë. Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera”, ka shkruar ajo në Facebook.
