Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vazhduar qëndrimin në udhëkryqin që shpie në fshatin Banjskë të Zveçanit edhe të mërkurën, tre ditë pas sulmit ndaj Policisë dhe pas përfundimit të aksionit në këtë fshat.
Policët e Kosovës nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve civile, përpos banorëve.
Situata po konsiderohet më e qetë. Sot pritet të merret vendimi se si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
{gallery}