Arbëri

Sulmi në Banjskë, KFOR-i thotë se ishte i gatshëm për të ndërhyrë nëse kërkohej

 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse kërkohej pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një komunikatë për media të martën, KFOR-i ka thënë se ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar aksionin e Policisë së Kosovës. Shton se kanë vepruar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe EULEX-it.