Arbëri

Arsenali i armëve që u gjet në Banjskë, në 70 fotografi

 

Armatim i rëndë, automjete e pajisje të shumta ushtarake, ka kapur Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas aksionit të së dielës.

Të gjitha janë prezantuar nga Policia të hënën. Është thënë se kanë qenë mbi 20 vetura e mbi 100 uniforma ushtarake. Ka pasur granata dore, zolla të mbushura e eksplozivë.