Arbëri

Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do të ndalet së heshturi për sulmin në Banjskë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde / Foto: KOHA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, nuk duhet të qëndrojë e heshtur për sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku një pjesëtar i PK-së mbeti i vrarë.

Rohde ka thënë se Lista Serbe duhet të bashkohet në qëndrimin kundër këtij sulmi.

“Si e gjithë bota, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe, që është tronditur dhe ka dënuar ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.