Klerikë fetarë serbë të cilët janë parë sot në orët e mëngjesit pranë Stacionit Policorë Qendra në Prishtinë, sipas Drejtorit për Departamentin për Migrim dhe të Huaj, Kushtrim Halitit kanë shkuar për të kërkuar lejeqëndrim dhe jo për tu intervistuar nga policia .
“Sot kanë pas të dorëzojnë aplikacionin në 8:30 për riaplikim, të iu vazhdohet leja e qëndrimit” tha Haliti.
Sipas tij, klerikët janë nga manastiret e ndryshme në Kosovës.
Ndryshe, për klerikët fetarë serbë u raportuar nëpër media e kanë shkuar pranë stacionit policorë për t’u intervistuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri.
Është thënë se ata do të intervistohen nga Policia e Kosovës mbi sulmet e djeshme në Zveçan, ku gjatë sulmeve në drejtim të zyrtarëve policorë, ata gjendeshin në Manastirin e Banjskës./Betimipërdrejtësi
-
Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast
-
Policia depërton brenda Manastirit të Banjskës
-
Lirohen dy serbët e fundit të arrestuar në Prizren, reagon Qeveria
-
Lirohen dy serbët për të cilët Sveçla tha se janë oficerë të sigurisë së Serbisë
-
Një person intervistohet për rastin e Banjskës