Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës

Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ngjarjen e ndodhur të dielën në veri të vendit.
Pas takimit të zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti, Sarrazini ka thënë se të dielën është parë një situatë e tmerrshme.
“Dje pamë një situatë të tmerrshme. E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë ai.
Sarrazini do të marrë pjesë edhe në mbledhjen komemorative që do të mbahet nga ora 12:30, në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut.
Pas kësaj mbledhje, Sarrazini pritet që të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Nis takimi Kurti-Sarrazin
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e tij është paralajmëruar të dielën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Sarrazin ka ardhur në Kosovë një ditë pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vdekur një polic i Kosovës dhe tre të tjerë u lënduan, një prej tyre me armë zjarri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Baraliu: Nga tani qytetarët mund të iniciojnë procedurë për pakënaqësitë me qeverisjen lokale

Fletarresti ndaj Jarediqit, Dugolli: Ky ishte integrimi i serbëve që pretendohej se solli marrëveshja e 2013-s

Specialja po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Vuçiq thotë se Radoiçiq do të përballet me “procedura serioze” në Serbi

KEK-u i reagon KEDS-it dhe KESCO-s: Po na fajësoni për përgjegjësitë e juaja

INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri

Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

Dorëzohet kërkesa në Mitrovicë të Veriut për inicimin e peticionit për largim të Atiqit

Lajçak thotë se ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

KEDS dhe KESCO akuzojnë KEK-un se s’po i përmbahet planit për prodhim të energjisë elektrike

INTERPOL-i shpall në kërkim Radoiçiqin
