Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka reaguar pas sulmeve në veri ku mbeti një polic i vrarë e tre të lënduar.
Përmes një postimi në Twitter MPJ-ja zvicerane ka bërë thirrje për qetësi.
“Zvicra i dënon fuqishëm sulmet e tmerrshme ndaj policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi. Përgjegjësit për këto akte dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.
#Kosovo | Switzerland ?? strongly condemns the heinous attack on Kosovo ?? Police and calls for calm and restraint ; those responsible for this appalling act of violence must be brought to justice. pic.twitter.com/WsgIJhGW49
— Swiss MFA (@SwissMFA) September 24, 2023