Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmet në fshatin Banjskë në Zveçan në mëngjesin e të dielës, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor Alban Rashiti.
“Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë. Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.
-
Sindikata e Policisë: Sakrifica e Afrim Bunjakut, dëshmi e përkushtimit ndaj popullit
-
DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë
-
Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës
-
Policia e vlerëson të qetë situatën në Banjskë, Prokuroria i ngarkon me vepra terroriste të arrestuarit