Arbëri

Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën e pavarur, po pres të më mbajnë ligjërata në lidhje me Rusinë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në New York ai po pret që përfaqësuesit evropianë t’i mbajnë atij “ligjërata për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Së pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë në gjëra të tilla”, tha Vuçiq.