Arbëri

Stano: Dihet qartë se cili është problemi kryesor në dialog, nuk janë Borrelli e Lajçaku

 

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdimisht e kanë bërë të qartë se ku qëndron problemi te mungesa e përparimit në dialogun Kosovë – Serbi. Stano ka thënë se problemi nuk janë “Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell apo te emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak”.

“BE-ja dhe partnerët tanë të angazhuar në përkrahje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë vazhdimisht të qartë se ku qëndron problemi kryesor për mungesën e përparimit në dialog, dhe definitivisht nuk është te Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell apo te emisari Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano në një përgjigje për KOHËN.