Arbëri

Avokati Hasani: Edukatoret që s’raportuan dhunën ndaj 3-vjeçarit po ashtu bënë vepër penale

 

Avokati i familjes së trevjeçarit të keqtrajtuar në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, thotë se fëmija dhe familjarët janë të traumatizuar në lidhje me rastin. Ai ka thënë se fëmija po duhet vazhdimisht të qëndrojë me njërin prind dhe po zgjohet natën.

Avokati Nasuf Hasani në emisionin “60 Minuta” në KTV ka treguar se drejtoresha e kopshtit ka qenë shumë konstruktive dhe s’ka dashur ta fshehë rastin që ndodhi të premten.