S’ka kuorum në Komision, dështon raportimi i ministrit Krasniqi
Foto: KP
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës.
Për shqyrtim ishin një mori pikash, përfshirë raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, për vitin 2022, ku prezent ishte ministri, Elbert Krasniqi. /KP