Arbëri

Lajçak: Me SHBA-në jemi në një vijë për të ardhmen e Ballkanit

 

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të njëjtin qëndrim për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe janë në një vijë për të ardhmen përpara.

Lajçaku ka dhënë këtë koment pas takimit që ka pasur me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.