Arbëri

Mot i ndryshueshëm të dielën në Kosovë

Moti sot

Mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihet të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.