Arbëri

Mot me diell të dielën në Kosovë

Moti në Kosovë

Mot kryesisht me diell do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.