Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së martës do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje të shiut.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja ka theksuar do të fryjë erë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 1-7 m/s.