Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sot debaton për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës sot do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare në të cilën do të diskutohet për, siç është thënë, “dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.

Kërkesa për këtë seancë është dorëzuar të premten e javës së kaluar, nga deputetët e partive opozitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seanca është paraparë të nisë në orën 12:00.

Të premten kërkesa për debat është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ajo ka thënë se Kuvendi duhet të ndërpres pushimin e t’i kthehet punës.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, ka shkruar ajo.