Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka akuzuar Qeverinë për papërgjegjësi dhe paaftësi.
Sipas saj, në vend se të flitej për digjitalizim të shkollave dhe inteligjencë artificiale, qytetarët duhet të përballen me harrnime të Qeverisë.
“Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga 25 gushti.