Arbëri

Moti në Kosovë të dielën

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë se dielës do të mbajë mot me diell.

IHMK-ja ka njoftuar se vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malior.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit.