Arbëri

Mot i freskët sot në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot relativisht i freskët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme, ku ato minimale do të sillen mes 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 29 gradë Celsius.

Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.