Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 28-31 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe i verilindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, parashikimin e motit për tërë javën mund ta lexoni këtu.