Mot kryesisht me diell dhe relativisht i freskët pritet të mbajë gjatë javës së fundit të muajit gusht në vend.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Më tej parashihet të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.