Arbëri

ME thotë se janë evituar problemet në e-Kosova, bën thirrje për aplikim për pajisje efiçiente

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se gjatë së premtes dhe të shtunës, përkatësisht më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike, me ç’rast është pamundësuar aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente për disa persona.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri të dielën thuhet se ky problem teknik është rregulluar.

“Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi”, ka bërë të ditur ME-ja.

Tash e 10 ditë është shpallur thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investim në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e tyre në investim në sisteme të energjisë së ripërtrishme.

Në këtë thirrje përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve apo frigoriferëve me ngrirëse.