Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell.
Instituti Hidrometeorologjik parashikon se do të ketë pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.