Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve të shiut ka mundësi të ketë edhe shkarkime elektrike, si pasojë e konveksionit në troposferë.
Sa i përket gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.