Arbëri

Themelorja e lë sërish në paraburgim kryeshefin e pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim që t’ia vazhdojë paraburgimin edhe për dy muaj, kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.