Mot me diell pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius.
IHMK-ja ka parashikuar që java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe me pak reshje shiu.