Arbëri

Osmani takohet me Hovenierin, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ndër të tjera ka biseduar për hapat konkret që po ndërmerren në përputhje me dakordimin e bërë në Bratislavë në korrik.

Në Britaslavë zëvendëskreyeministri Besnik Bislimi më 10 korrik ishte dakorduar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për hapat e nevojshme për ta shtensionuar situatën në veri.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë”, thuhet nga Presidenca.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për projektet zhvillimore që po realizohen në Kosovë nga SHBA-ja.

“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, ka njoftuar Presidenca.