Arbëri

Sot rritje e lehtë e temperaturave

Moti

Mot kryesisht me diell do të mbajë sot në vendin tonë, ndërsa në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në drejtime të ndryshme.