Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se tërheqja e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale të katër komunave veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit.
Kosova sot ka tërhequr edhe 25 për qind të forcave policore në dhe rreth objekteve komunale në veri, bazuar në marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian gjatë korrikut. Më herët, kishte tërhequr 25 përqindëshin e parë.
“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: shtensionim, normalizim dhe rajoni stabil, siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.
Diplomati i Maqedonisë së Veriut ka thënë se presin edhe hapa të tjerë përpara për normalizimin e mëtejmë të situatës.
Beginning of withdrawal of special forces of #Kosovo from northern municipalities marks an important step f/ further:
— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 4, 2023
de-escalation
normalization &
stabile region ➡️ envisaged by 9 points #roadmap of @OSCECiO
We welcome further steps ahead!#ItsAboutPeople#BratislvaAgreement
Osmani, në emër të OSBE-së në të cilën udhëheq Maqedonia e Veriut, më herët kishte publikuar një udhëzues për dalje nga kriza në veri të Kosovës i përbërë nga nëntë pika që synon shtensionimin e situatës.
?@OSCECiO Roadmap: 9 Steps for De-escalation & Normalisation
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 3, 2023
➖Achieving durable peace & stability in #Kosovo: Ways ahead for returning & participation of Kosovo Serbs in t/ democratic processes
1. Kosovo & Serbia reaffirm commitment to t/ basic agreement & #OhridProtocol.(1/4)