Arbëri

Para pushimit, Kuvendi finalizon ligjet për skemat pensionale e tatimin në pronën e paluajtshme

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, do t’u mundësohet marrja e pensionit kontributdhënës atyre qytetarëve që nuk e kanë përmbushur kriterin e përvojës së punës prej 15 vjetësh para janarit të vitit 1999. E me ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme do të mundësohet zbritja prej 100 eurosh në faturat e tatimit në pronë për vitin 2023

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetë të Kuvendit kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimit e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë pensionin kontributdhënës me mijëra qytetarëve.

Miratimi është bërë në lexim të dytë, në procedurë të përshpejtuar të enjten në mbrëmje.