Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur takimin me përfaqësues të bizneseve në vend, në kuadër të ciklit të takimeve për atë që po e quan “Rruga e re” e Kosovës.
Pas takimit pritet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku të deklarohet për media. Abdixhiku, më parë ka takuar edhe opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas LDK-së, “rruga e re, synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”.
Në këtë rrugë, Abdixhiku në paralajmërimet e takimeve pati thënë se “nuk ka vend për Albin Kurtin”./KP