Në pjesën e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, është vendosur një shirit, duke i zhvendosur gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni, më prapa.
Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie.
Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.
Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave.
KOHA është duke pritur përgjigje nga Kuvendi i Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij veprimi i cili është ndërmarrë sot, në seancën e parafundit të sesionit pranveror.
