Mot kryesisht me diell dhe vapë pritet të mbajë të martën në vendin Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihet që sot të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, IHMK-ja ka njoftuar se korriku do të jetë ndër muajt më të nxehtë ndër vitet e fundit.