Arbëri

Produktet nga Serbia po zëvendësohen me produkte nga vendet e rajonit

 

Kosova ka importuar dhe eksportuar më pak mallra gjatë muajit të kaluar krahasuar me një vit më parë. E vendosja e masës së sigurisë për importin e mallrave nga Serbia ka ndikuar që tregtarët kosovarë ta riorientojnë tregun. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, produktet serbe u zëvendësuan me ato që prodhohen në vendet e tjera

Ngadalësimi i inflacionit dhe zhvlerësimi i euros kanë ulur ritmin e tregtisë së jashtme të Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, gjatë qershorit u importuan mallra në vlerë 467 milionë eurove apo rreth 5.2 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Muajin e kaluar pati, po ashtu, më pak mallra kosovare në tregjet ndërkombëtare. Rënia ishte me 8.1 për qind.