Mot me diell dhe temperatura të larta do të mbajë të mërkurën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Gjatë këtyre ditëve apelohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10:00-17:00, sidomos nga personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj, bartja e syzeve për mbrojtje nga rrezet e diellit, rekomandohen bartja e ombrellave, rrobave me ngjyra të lehta, kremrave adekuate për mbrojtjen e lëkurës, konsumimi i ujit, pemëve e perimeve si dhe ushqim me sa më pak yndyrë.