Arbëri

Kurti për takimin me Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Greqi në kuadër të Simpoziumit SYM.

Kurti ka shkruar në një postim në Twitter se bashkë me Lajçakun kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog.

"Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka thënë ai.