Arbëri

Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se reagimi i tij të enjten në Kuvend ka qenë kundër Milan Radojçiqit dhe “argatëve të tij”.

Të enjten në Kuvend u përleshen deputetë të PDK-së me ministra e deputetë të LVV-së. Përleshja nisi kur Lushtaku i hodhi ujë kryeministrit Albin Kurtit, dhe ministri Hekuran Murati doli në mbrojtje të tij. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili po ashtu u lag nga Lushtaku ia hodhi këtij të fundit shishen, që çoi në përfshirjen e të tjerëve në rrahje.

“Reagimi im ishte kundër Radoičićit dhe argatëve te tij”, ka shkruar ai në Facebook.