Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Opozita sulmoi Kurtin kur ai po fliste për arrestimin e kriminelëve serbë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, reagoi pas rrahjes në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se sulmi ndodhi kur kryeministri Albin Kurti po fliste për shtrirjen e sovranitetit në veri.

Ajo shkroi në Facebook të enjten se ky fjalim i Kurtit i pengoi opozitës, ndërsa shkroi se krimi e korrupsioni në veri nuk kalon më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri po tregonte për shtrirjen e sovranitetit dhe kontrollit në veri, për stacionet e reja të policisë, për arrestimin e kriminelëve serb dhe luftimin e krimit të organizuar POR kjo siç u pa po i pengon opozitës prandaj sulmuan. Krimi e korrupsioni në veri më nuk kalon”, thuhet në statusin e saj.